Ballina Argëtim Kuriozitete Një shtet në Evropë ka më shumë se 221 mijë ishuj në...

Një shtet në Evropë ka më shumë se 221 mijë ishuj në territorin e tij (FOTO)

Ndonëse nuk ka një numër të saktë të ishujve në të gjithë botën, shtetet bëjnë llogaritë se sa të tillë kanë brenda territorit të tyre. Numri i saktë i ishujve në botë është i vështirë të përcaktohet edhe për shkak të kritereve që duhet të vendosen se cili mund të konsiderohet ishull dhe cili jo.

Gjithsesi, faqja ‘WorldAtlas’ ka bërë një renditje të 11 shteteve që zotërojnë më shumë ishuj.

Është Suedia që raportohet se ka në territorin e saj 221 mijë e 800 ishuj, duke u renditur e para, ndërsa në vend të 11-të është Estonia me 2,355 ishuj.

Lista e plotë e shteteve:

Suedia 221800 ishuj

Finlanda 188000 ishuj

Norvegjia 55000 ishuj

Kanada 52455 ishuj

Indonesia 17508 ishuj

Australia 8222 ishuj

Filipine 7107 ishuj

Japonia 6853 ishuj

Britania e Madhe 6289 ishuj

Greqia 6000 ishuj

Estonia 2355 ishuj

@tn.lajmelokale
@tetovanews