Ballina Diaspora Takim pune për bashkim mes dy organizatave islame ne Zvicër

Takim pune për bashkim mes dy organizatave islame ne Zvicër

Mbrëmë, me 8 shtator, e diel, në qytetin e Oltenit ne kantonin e Solothurnit ne Zvicer, u zhvillua takim pune mes kryesisë se Unionit te Bashkesive Islame Shqiptare ne Zvicer dhe Bashkësisë Islame Shqiptare në Zvicër ku në një atmosferë vëllazërore dhe miqësore, u bisedua rreth procedurave të mëtutjeshme për të arritur deri te bashkimi i dy organizatave islame shqiptare që veprojnë në Zvicër.

Unioni i Bashkësive Islame Shqiptare ne Zvicer dhe Bashkësia Islame Shqiptare në Zvicër, përfaqësojnë, të dy së bashku, rreth 60 xhami shqiptare.

Punohet me perkushtim që kjo nismë historike të jetë me një përfundim të mirë dhe frytdhenese, apelohet per mbeshtetje nga te gjitha palet. Është nje moment historik per komunitetin musliman shqiptar ne Zvicer.

@tn.lajmelokale
@tetovanews