Ballina Jetë & Stil Skocia kërkon çobanë për 3 vite punë me delet

Skocia kërkon çobanë për 3 vite punë me delet

A jeni një dashamirës i bujqësisë dhe bukurisë së jashtme? Atëherë kjo është puna perfekte për ju.

Ishulli i izoluar i Orkney-t në Skoci, North Ronaldsay, është në kërkim të një çobanëve që të kujdeset për racën e tij të veçantë të deleve Orkney. Është një rol i shkëlqyer për këdo që dëshiron të rrijë brenda një hapësire lokale dhe të kujdeset për këto kafshë që hanë alga deti.

Lista e punëve që do të bëjë fermeri përfshin rregullimin e gardheve për delet, menaxhimin e grupit me dele dhe punë vullnetare me ndërtimin e digave që delet të mos kalojnë jashtë ishullit.

Banorët e Orkney po kërkojnë dikë që të jetë dhe në gjendje të mirë fizike sepse të kujdesesh për delet kërkon sfida fizike. Por fermeri qe fiton vendin e punës, nuk do të ketë një shef mbi kokë, do të marrë vendimet e do të kujdeset për delet në mënyrë të pavarur.

North Ronaldsay është ishulli në kulm të veriut në arkipelagun e Skocisë, një copëz si e shkëputur nga parajsa. Pamje nga deti, reliev i paprekur dhe krijesa të bukura. Kush dëshiron të shkëputet nga puna e zyrës, të aplikojë direkt.

Je i interesuar? Puna do të zgjasë për 3 vite, 35 orë në javë. Paga është 21.840 paundë. Nëse mendoni se jeni të përshtatshëm për vendin e punës, aplikoni.

Burimi:CountryLiving/Përshtati:Gazeta “SI”

Artikulli paraprakDo të rritet çmimi i autoshkollave?
Artikulli tjetërStoltenberg paralajmëron Moskën