Ballina Aktualitet Berisha futet në selinë blu, Basha në sallën përballë tij në mbledhje...

Berisha futet në selinë blu, Basha në sallën përballë tij në mbledhje me kryesinë (VIDEO)

Ndërkohë që ish-kryeministri Sali Berisha është futur për herë të dytë në selinë blu, i pranishëm në godinë ka qenë edhe krydemokrati Lulzim Basha.

Gazetari i ABC Juxhin Mustafaraj bën me dije se Basha ka mbledhur disa nënkryetarë të Partisë Demokratikë dhe kryetarët e degëve.

Ndërkohë në sallën përballë tij, Berisha është pozicionuar bashkë me Komisionin e Përkohshëm për Rithemelimin e PD. Pas një mbledhje që ka zgjatur pak minuta pa praninë e medias ka nisur edhe konferenca me gazetarët. m.v/Abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews