Ballina Aktualitet Shqipëri Deri në -18 gradë celsius, reagon Mbrojtja Civile: Kur pritet kulmi i...

Deri në -18 gradë celsius, reagon Mbrojtja Civile: Kur pritet kulmi i të ftohtit

Siç raportojnë edhe meteorologët, pritet që ditët në vazhdim temperaturat në Shqipëri të zbresin deri në -18 gradë Celsius në zona si Bulqiza apo Puka, ndërsa termometri në Tiranë pritet të zbresë deri në -8 gradë Celsius, afër zeros edhe në zonat bregdetare si Durrësi, ndërsa në Vlorë priten temperature deri në -1 gradë Celsius. Kulmi i temperaturave të ulta pritet të jetë dita e hënë.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile është në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha njësitë vendore.

Për të shmangur situata të rënda, ndiqni të gjitha këshillat e shtabeve të emergjencave në bashkitë e vendbanimit tuaj.

@tn.lajmelokale
@tetovanews