Ballina Shëndeti Psikologji Pse njerëzit nuk respektojnë kufijtë tuaj

Pse njerëzit nuk respektojnë kufijtë tuaj

Vendosja e kufijve është thelbësore për mirëqenien fizike dhe mendore. Por, të gjithëve me gjasë na ka ndodhur në jetë që njerëzit rrotull nesh të mos i respektojnë ato. Çfarë të bëjmë atëherë?

Sipas psikologes klinike Bethany Ruby, vendosja e kufijve personalë është linja që ne vendosim në raport me nivelet e rehatisë. Por, ky është momenti për të kuptuar pse njerëzit nuk i respektojnë kufijtë tuaj qofshin ato fizik, psikologjik etj.

Ju u tregoni të tjerëve çfarë të ndryshojnë, jo atë që nevojitet

Kur vendosni kufij duhet të jeni të kujdesshëm. Mos harroni se përcaktimi i kufijve nuk përdoret për të ndryshuar të tjerët, ai përdoret për të shprehur nevojat tuaja. Jini të qartë për to dhe kujtojuni të tjerëve se ku janë kufijtë tuaj.

Qeshni me nevojat tuaja

Nuk është çudi pse njerëzit nuk ju dëgjojnë kur qeshni ose kur kërkoni falje për kufijtë tuaj. Ju duhet të ndiheni të sigurt kur shprehni nevojat apo dëshirat tuaja, duke rritur vetëvlerësimin dhe jo vetëm.

Nuk merrni përgjegjësi për zbatimin e kufijve tuaj

Mos harroni se vendosja dhe mbajtja e kufijve është përgjegjësia juaj. Kjo lidhet me vendosjen e standardeve në jetë. Mos prisni deri në minutën e fundit për të përforcuar kufijtë. Bëjeni menjëherë kur dikush tenton t’i zhvendosë ato.

Më shumë kritikoni se filni për kufijtë

E gjeni veten duke e humbur “fillin” e bisedës rrugës? Atëherë, sigurohuni që kjo mos të ndodhë. Para një bisede, shkruani pikat kryesore dhe vendosni një alarm. Lërini vetes disa minuta për të shpjeguar situatën përpara se të kaloni te pika kryesore.

Nuk interesoheni nëse njerëzit vërtet kanë interes për kufijtë tuaj

Ju nuk mund t’i detyroni njerëzit të respektojnë kufijtë tuaj, nëse ju vetë nuk i zbatoni dhe respektoni ato. Sigurohuni që të vendosni kufizime dhe pasoja kur bëhet fjalë për to.

Nuk u besoni instinkteve tuaja

Kur luftoni për të krijuar kufij, është thelbësore t’i krijoni ato kufij nga e para. Ju mund të kapeni pas idesë së zbatimit të kufijve, por çfarë ndodh nëse ato nuk përputhen me nevojat tuaja? Atëherë, besojini thjesht instinktit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews