Ballina Magazina Akuzohet se ka mashtruar me fushata bamirësie dhe ka përfituar 2.2 milionë...

Akuzohet se ka mashtruar me fushata bamirësie dhe ka përfituar 2.2 milionë euro, prokuroria e Milanos kërkon 1.8 vite burg për infuenceren e famshme italiane, Chiara Ferragni

Prokuroria e Milanos ka kërkuar një dënim prej 1 viti e 8 muaj burg për influencuesen e njohur italiane Chiara Ferragni, e akuzuar për mashtrim të rënduar në kuadër të gjykimit të shkurtuar që po zhvillohet ndaj saj dhe dy personave të tjerë.

Çështja lidhet me rastet e reklamimit të supozuar mashtrues të “Pandoro Pink Christmas” dhe vezëve të Pashkëve.

Sipas prokurorëve Eugenio Fusco dhe Cristian Barilli, bazuar në hetimin e kryer nga njësia ekonomiko-financiare e Guardia di Finanza, gjatë viteve 2021–2022, Ferragni dyshohet se ka mashtruar ndjekësit dhe konsumatorët, duke përfituar padrejtësisht rreth 2.2 milionë euro.

Autoritetet pretendojnë se çmimi i produkteve të promovuara nuk përfshinte donacionet për bamirësi, ndonëse fushatat publicitare jepnin përshtypjen e kundërt.

Ferragni ka mohuar vazhdimisht akuzat dhe sot, në një seancë me dyer të mbyllura, ka dhënë: “Gjithçka e kemi bërë me mirëbesim, askush nga ne nuk ka përfituar.”

Përveç Ferragni-t, prokuroria ka kërkuar edhe 1 vit burg për Francesco Cannillo, president i Cerealitalia-ID, si dhe 1 vit e 8 muaj për Fabio Damato, ish-bashkëpunëtor i influencueses.