Për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara në rrjetin elektroshpërndarës, sot, e martë, 25 gusht 2026, pa energji elektrike do të mbeten disa vendbanime dhe zona në rajonet e Tetovës dhe Gostivarit.
PIROK
Nga ora 09:00 deri në orën 14:00 pa energji elektrike do të mbetet një pjesë e fshatit Pirok, përkatësisht objektet përgjatë rrugës nga qendra e fshatit në drejtim të Gradecit.
BOGOVINË
Nga ora 09:00 deri në orën 14:00 ndërprerje të furnizimit me energji elektrike do të ketë në një pjesë të fshatit Bogovinë.
REÇICË E MADHE
Nga ora 09:00 deri në orën 14:00 pa energji elektrike do të mbeten objektet pranë pompës së ujit në Reçicë të Madhe.
ÇAJLE E VJETËR
Nga ora 09:00 deri në orën 15:00 pa energji elektrike do të mbetet pjesa e Çajles së Vjetër pas urës.
DEBRESH
Nga ora 09:10 deri në orën 14:30 ndërprerja do të përfshijë zonën në dalje të Debreshit drejt Zdunjës, zonën pranë kultivueses së kërpudhave dhe zonën industriale ndërmjet Debreshit dhe Zdunjës.
REÇICË E VOGËL
Nga ora 10:30 deri në orën 14:00 pa energji elektrike do të mbetet një pjesë e Reçicës së Vogël.
STENÇE DHE VOLLKOVIJË
Pa energji elektrike do të mbeten Stençe, Vollkovija, ferma për kultivimin e peshkut në Vollkovijë, si dhe centralet fotovoltaike “Bashkim Tours 1” dhe “Bashkim Tours 2”.
Elektrodistribucioni sqaron se oraret mund të ndryshojnë në varësi të kompleksitetit të punimeve dhe kushteve në terren. Furnizimi pritet të rikthehet pas përfundimit të ndërhyrjeve të planifikuara.















