Ballina Argëtim Kuriozitete Nga dhimbja e gishtave deri tek ndryshimi i zërit, këto janë 7...

Nga dhimbja e gishtave deri tek ndryshimi i zërit, këto janë 7 simptomat e kancerit të mushkërisë

Kanceri i mushkërive është lloji i dytë i kancerit më i përhapur si tek femrat ashtu dhe tek meshkujt sipas American Cancer Society. Nëse deri më tani keni menduar se vetëm duhanpirësit janë të rrezikuar të preken nga kjo sëmundje, do të habiteshit kur të mësonit se më shumë se 20% e njerëzve që nuk tymosin prek nga kanceri i mushkërive. Ndonëse meshkujt kanë një përqindje më të lartë për të zhvilluar qeliza kancerogjene në këtë çift organesh, shenjat e mëposhtme paralajmëruese duhet t’i dinë si meshkujt ashtu dhe femrat.

1. Kollë e vazhdueshme
Ftohja apo virozat e stinës shoqërohen me inflamacion të rrugëve të frymëmarrjes e kollë, por këto të fundit zakonisht largohen brenda një apo dy jave. Nëse kjo gjendje, vazhdon për një kohë të gjatë dhe ju kolliteni pa qenë të sëmurë, mund të jetë një shenjë e kancerit të mushkërive, veçanërisht nëse kollitja vazhdon të përkeqësohet. Nëse kolla është e zhurmshme ose mund të shoqërohet me njolla gjaku duhet të vizitoni një pneumolog.

2. Vështirësi në frymëmarrje
Qelizat kancerogjene që rriten në mushkëri mund të bllokojnë apo të ngushtojnë rrugët e frymëmarrjes duke jua bërë më të vështirë këtë proces. Nëse lodheni shumë shpejt dhe keni vështirësei në frymëmarrje edhe pas aktiviteteve më të thjeshta duhet të vizitoheni.

3. Dhimbje gjoksi
Kanceri i mushkërive mund të çojë në dhimbje në gjoks ose në shpatulla. Nëse dhimbja është e mprehtë dhe e qëndrueshme që menjëherë t’i tregoni mjekut tuaj. Dhimbja e kraharorit mund të jetë tregues i shumë problemeve shëndetësore, përfshirë kancerin e mushkërive.

4. Gulçimet, fishkëllim gjatë frymëmarrjes
Këto që përmendëm më sipër mund të jenë gjithashtu shenjë e astmës ose alergjive, por është më mirë që mjek të diagnostikojë sëmundjen tuaj.

5. Ndryshim në zë
Nëse filloni të vëreni ndryshim në zërin tuaj, duhet të vizitoheni.
Trashja e zërit mund të shkaktohet nga një i ftohtë, por nëse kjo gjendje nuk kthehet në normalitet, mund të lidhet me kancerin e mushkërive.

6. Humbje e pashpjegueshme e peshës mund të jetë gjithashtu shenjë e kancerit të mushkërive e jo vetëm, por kjo gjë nuk ndodh në fazat e para të sëmundjes

7. Dhimbje gishtërinjsh dhe ndryshim të tyre
Sipas ekspertëve deformimi apo dhimbja e gishtave është shenjë tipike e kancerit të mushkërive, pasi tumori në mushkëri lëshon disa kimikate në gjak që nxisin kockat dhe rritjen e indeve në majë të gishtave dhe nën thonjtë. RemedyDaily/ Living/

@tn.lajmelokale
@tetovanews