Ballina Jetë & Stil Fjalitë që duhet t’i thoni vetes nëse vuani nga ankthi

Fjalitë që duhet t’i thoni vetes nëse vuani nga ankthi

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Mendja e njeriut është shumë më komplekse dhe e mistershme, nga ajo që guxojmë të imagjinojmë. Mjafton një këngë, aroma e një parfumi apo fytyra e një të panjohuri, dhe automatikisht ajo aktivizon një seri qëndrimesh mbrojtëse, përballë një rreziku që nuk ekziston.

Sipas hulumtimeve të fundit, e shkuara, më konkretisht periudha nga fëmijëria deri në adoleshencë, është e tejmbushur me ngjarje të “pazgjidhura” që më pas reflektohen në të tashmen në formën e krizave të pashpjegueshme të ankthit ose panikut.

Po ç’është ankthi? Përse OBSH (Organizata Botërore e Shëndetit) e konsideron si një nga vrasësit e heshtur, krahas depresionit? Koncepti i ankthit është i vështirë për t’u përkufizuar, por sipas studimeve, ankthi është një ndjenjë mërzie, tensioni, frike, dhe shqetësimi për të ardhmen. Ai ka një lidhje të ngushtë me frikën nga e panjohura. Ankthi dhe frika janë të lidhura ngushtë me njëri-tjetrin.

Psikologu Sigmund Frojd ishte ai që, për herë të parë, u përpoq të gjente dallimin midis tyre. Sipas tij, ankthi lidhet me një gjendje psikologjike që nuk shoqërohet me vëmendje të veçantë ndaj objektit frikësues, ndërsa tek frika, vëmendja është tërësisht e përqendruar tek ky objekt. Askush nuk është imun ndaj ankthit, megjithatë 7 këshillat e mëposhtme mund t’ju ndihmojnë ta mbani nën kontroll.

Mos ki frikë nga e ardhmja, jo çdo gjë që ndodh në mendjen tënde do të ndodhë vërtetë.
Ndrysho ritmin e frymëmarrjes dhe dil më shpesh shëtitje.
Përpiqu të shoqërohesh me njerëz dhe të shmangësh vetminë.
Mos ki turp nga ajo që ndjen.
Mos harro: Ti je më i rëndësishëm se ankthi, mos lejo të të mbërthejë.

Nuk mund ta luftosh i vetëm/e vetme, kërko ndihmë.
Mbushe ditën tënde me gjëra të ndryshme, tako njerëz dhe zbulo pasione të reja./Living