Një ngjarje që të fut dridhmat ka ndodhur në një qytet në Rusi. Një grua 62 vjeçe, pasi u shpall se kishte ndërruar jetë është transferuar në morg. Deri tani, gjithçka është normale. Vetëm se ajo u zgjua dhe dha shpirt (me të vërtetë) pas disa orësh për shkak të hipotermisë.
Si ndodhi ngjarja:
Gazeta Shqip, raporton se gruaja kishte shkuar në një festë në Vasilyevka të Rusisë. Në një moment ajo u ndje keq dhe nuk mori më frymë. Policia ka ndërhyrë dhe ka vërtetuar vdekjen pa kërkuar ndihmën e mjekëve. Ajo u dërgua direkt në morg. Megjithatë, sapo u transferua në morg, një punonjës i spitalit iu afrua për t’i vënë një tag në këmbën e kufomës dhe këmba lëvizi e gruaja hapi sytë.
“U ngjall”, tregon mjeku në gjendje shoku, që menjëherë njoftoi kolegët e tjerë. E çuan në repartin e urgjencës por pas pak orësh dha shpirt prej së vërteti për shkak të hipotermisë.








![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)





