Ballina Aktualitet Kultura Si u zhvillua e folura njerëzore dhe çfarë është proto-gjuha

Si u zhvillua e folura njerëzore dhe çfarë është proto-gjuha

Edhe pse gjuha jonë amtare nuk është e lindur, të vegjëlit e mësojnë atë pa ndonjë përpjekje të ndërgjegjshme. Këto cilësi, e bëjnë gjuhën një sistem komunikimi të jashtëzakonshëm, që gjendet ekskluzivisht vetëm tek njerëzit.

Që prej kohës së Darvinit , shkencëtarët janë habitur me evolucionin e gjuhës. Ata mund të vëzhgojnë produktin e sotëm:Njerëzit kanë sot kapacitet për të ditur një gjuhë, qoftë të folur apo të shkruar.

Por si kaluam nga komunikimi si i majmunëve, në gjuhën e plotë njerëzore?

Shumica e shkencëtarëve, mendojnë që kjo ndodhi në faza , pasi paraardhësit tanë evoluan në përshtatje të nevojshme për gjuhën. Në fazat e hershme, paraardhësit tanë njerëzorë do të kishin përdorur një lloj proto-gjuhe më komplekse sesa komunikimi i majmunëve, por me mungesë të elementëve të gjuhës moderne.

Ideja e proto-gjuhës muzikore, vjen nga vetë Darvini, dhe është modifikuar gjatë viteve nga studiues të ndryshëm.

Gjatë kësaj faze hipotetike të këndimit të evolucionit njerëzor, mbijetesa e paraardhësve tanë dhe suksesi riprodhues, do të vareshin nga këndimi, në kontekstin e ruajtjes së lidhjeve shoqërore, tërheqjes së bashkëshortëve apo qetësimi të foshnjave. Një pikëpamje alternative, janë dhe pantonimet, gjestikulacionet dhe imitimet derisa gjuha u zhvillua të nxjerrë tinguj me kuptim.

Forca e hipotezës së gjesteve, është se të afërmit tanë më të ngushtë, shimpanzetë, shfaqin gjeste më të kontrolluara dhe të ndryshueshme sesa thirrje. Dobësia e kësaj pikëpamjeje është, se është e paqartë se pse apo si u bë gjuha aq e dominuar nga të folurit.

Të tjerë propozojnë një proto-gjuhë me fjalë simbolike, por që nuk ka fjali të ndërlikuara dhe të mbivendosura. Sipas kësaj pikëpamje, paraardhësit tanë para-gjuhësorë, flisnin pak e shumë si foshnjat – “Ujë! Etje!”- ose në imazhin e pop-kulturës të njerëzve të shpellave:Unë gjuaj mamuthë. /E.M

Burimi:Discover Magazine

@tn.lajmelokale
@tetovanews