Një sasi gjigante akulli në formën e një disku me diametër rreth 90 metra që është formuar në lumin Presumpscot në qytetin e Westbrook, në SHBA. Disku i akullt është formuar në mënyrë natyre, dhe është filmuar nga banorët e zonës teksa rrotullohet ngadalë. Fenomeni ka bërë që njerëzit të aludojnë rreth përmbajtjes së tij. Disa e kanë krahasuar me Hënë, apo me ndonjë anije kozmike aliene, informon dritare.net
Disku i akullit është krijuar si pasojë e rrjedhës normale të ujit, e cila ka shkrirë akullin në pjesën anësore, dhe duke shkaktuar rrotullimin e shtresës së akullit, ka bërë që ajo të marrë formën e një rrethi, informon dritare.net
Autoritetet e Westbrook u informuan mbi diskun e akullt, i cili ishte populluar edhe nga rosat e zogj të ndryshëm, nga një biznesmen lokal, i cili përdori një dron për të filmuar dhe fotografuar pamjet që bënë xhiron e botës në internet.









![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)




