Ballina Shëndeti Psikologji Njerëzit që qajnë shumë nuk janë të dobët, ata janë të fuqishëm!

Njerëzit që qajnë shumë nuk janë të dobët, ata janë të fuqishëm!

Ne përjetojmë shumë ndjenja të ndryshme që me kalimin e kohës kemi mësuar t’i ndajmë ato në kategori, për ta bërë më të lehtë identifikimin.

Ndër të gjitha këto ndjenja, ka trishtim, i cili pothuajse shihet gjithmonë si negativ, i keq, i lidhur me dështimin, pakënaqësinë dhe zhgënjimin. Kjo kuptohet, sepse këtë emocion e ekspozojmë nëpërmjet lotëve, syve të trishtuar, dekurajimit, kokës poshtë. Megjithatë, trishtimi nuk tregon se ne do të jemi gjithmonë keq ose të pafavorizuar në jetë.

Është e pamundur të jesh i lumtur në çdo moment. Momentet e trishtimit janë pjesë e përvojës së jetës njerëzore. Të dënosh veten përmes fazave të trishtimit, nuk bën gjë tjetër veçse na dëmton, duke zvogëluar vetëvlerësimin dhe kënaqësinë për jetën. Ne duhet ta pranojmë veten, si në momente gëzimi dhe në ato trishtimi, sepse kjo është pjesë e asaj që jemi.

E vërteta është se njerëzit që qajnë shumë janë shumë të fuqishëm. Ata janë elastik, autentik dhe të ndjeshëm.

Më poshtë tregojmë pikat e tyre të forta.

Këta njerëz janë autentikë me të gjitha ndjenjat e tyre
Në përgjithësi, njerëzit që qajnë shpesh nuk e bëjnë atë fshehurazi, brenda katër mureve, ata qajnë kur është e nevojshme. Ata e bëjnë këtë sepse nuk besojnë se duhet t’i shtypin ndjenjat e tyre. Ata i njohin dhe shprehin emocionet e tyre, pavarësisht nga ajo që mund të thonë të tjerët, sepse ata gjithmonë e vënë të parin, shëndetin e tyre emocional.

Ata arrijnë t’i shohin mesazhet e fshehura pas të qarës
E qara mund të tregojë shumë gjëra dhe këta njerëz janë gjithmonë në dispozicion për të kuptuar se çfarë po përpiqen të tregojnë lotët e tyre. Shpesh, e qara na fton të reflektojmë dhe të transformojmë jetën tonë. Në vetvete ajo të ndihmon të kuptosh më mirë mesazhet që transmetohen në këto momente.

Njohin përfitimet që e qara sjell për trupin dhe shpirtin
Edhe pse shpesh është rezultat i një kohe të vështirë, të qash mund të bëjë mirë për trupat dhe shpirtrat tanë, sepse përmes lotëve çliron endorfina, ndihesh më e qetë, si dhe të lejon të heqësh shumë peshë nga shpatullat dhe dhimbje nga zemra.

Ata janë të ndershëm me veten dhe njerëzit në jetën e tyre
E qara tuaj para njerëzve të tjerë është një tregues i madh i autenticitetit dhe ndershmërisë. Ajo gjithashtu tregon shumë guxim dhe qëndrim ndaj jetës, sepse ju jeni vazhdimisht në kërkim të një jete më të mirë për veten tuaj.

@tn.lajmelokale
@tetovanews