Ballina Shëndeti Psikologji Gjashtë shenja që tregojnë se jeni në depresion dhe këmbëngulni ta injoroni...

Gjashtë shenja që tregojnë se jeni në depresion dhe këmbëngulni ta injoroni atë

Ka disa shenja, mendime të caktuara që zbulojnë se jo gjithçka po shkon aq mirë sa do të donim të mendonim për veten tonë. Ndonëse këto shenja tregojnë se jemi të zhytur në dëshpërim, duket se insistojmë ta injorojmë atë.

Shkëputje e plotë

Ju keni humbur kontaktin me atë që ka rëndësi për ju. Ndiheni të çorientuar për vlerat dhe drejtimin e jetës suaj. Ju keni humbur kuptimin dhe qëllimin tuaj, ndiheni të shkëputur nga ajo që ka rëndësi për ju.

Në vakum

Ekziston një hendek midis asaj që dëshironi dhe asaj që keni, mes asaj që jeni dhe asaj që dëshironi të jeni. Ndërsa ky lloj boshllëku nuk është domosdoshmërisht i keq, ai mund të jetë një motiv për ndryshim dhe rritje, megjithatë mund të jetë gjithashtu tepër stresues, duke përkeqësuar dëshpërimin dhe pesimizmin për vetë jetën.

Keni mendime negative

Ndërsa jeni nën stres dhe përpiqeni të shpjegoni se çfarë po ndodh me ju dhe pse, ju prireni të zgjidhni të gjitha mendimet negative dhe pesimiste që mendja juaj mund t’i mendojë dhe t’i vlerësoni ato si shpjegimet e vetme të disponueshme. Aktivizoni në njëfarë mënyre “ngarkimin e vetvetes” të negativitetit dhe pakënaqësisë dhe përjetësoni pamëshirshëm mentalitetin që e nxit atë.

Sjelljet destruktive

Për të shpëtuar nga mendimet e errëta dhe për të kontrolluar humorin tuaj të keq, ju drejtoheni në disa sjellje stereotipe për t’ju larguar prej tyre, nga pazaret dhe bixhozi te abuzimi me ushqimin, alkoolin, drogën ose duhanin, dhe në rastin më të keq përpiqeni të lëndoni veten.

Cikli i dëshpërimit

Ju ngeceni në një rreth vicioz ku lehtësimi i përkohshëm i mjerimit tuaj me mjetet e mësipërme përfundon në mënyrë të pashmangshme duke ju lënë në të njëjtën gjendje ose më keq psikologjike dhe me disa probleme shtesë për shkak të abuzimeve të mëparshme të cilat në afat të gjatë përkeqësojnë cilësinë tuaj të jetesës.

Mendimet “kurth”

Jeni të bindur se për të ecur përpara ju duhet të hiqni qafe pakënaqësinë tuaj, zëvendësoni mendimet e këqija me ato pozitive, “të duhura”. Ju supozoni se gjendja “normale” e njeriut është lumturia, dhe duhet të keni gabuar diku dhe keni faj që nuk jeni të lumtur. Dhe kjo mënyrë të menduari ju mbyll në një rreth vicioz që e përkeqëson situatën në mënyrë progresive.

A ju duken të njohura mendimet e mësipërme? A ndiheni sikur zgjoheni çdo ditë duke menduar se kjo ditë do të jetë po aq e vështirë sa dje dhe se e nesërmja nuk do të jetë ndryshe? Atëherë ndoshta jeni bllokuar në një rreth vicioz trishtimi dhe keni nevojë të çliroheni. Ti nuk je vetëm. Ne të gjithë biem herë pas here në rrethin vicioz të mendimeve të zymta./vizionplus.tv/

@tn.lajmelokale
@tetovanews