Ballina Magazina Hante në restorante luksoze dhe nuk paguante, influencerja e njohur përfundon në...

Hante në restorante luksoze dhe nuk paguante, influencerja e njohur përfundon në burg për 7 raste mashtrimi!

Influencerja Pei-Yun Chung është arrestuar dhe akuzuar shtatë herë pasi ka ngrënë në disa restorante të New York City-t dhe më pas është larguar pa paguar, raportojnë mediat amerikane.

35-vjeçarja, e cila ka mbi 26 mijë ndjekës në Instagram ku publikon recensione të restoranteve, është vënë nën pranga që prej 22 tetorit dhe akuzohet për “vjedhje shërbimesh”, sipas policisë që foli për New York Times.

Chung u transferua në qendrën e paraburgimit në Rikers Island më 23 nëntor dhe po mbahet me një garanci prej 4,500 dollarësh, sipas të dhënave të burgut të siguruara nga revista PEOPLE.

Pronaret e disa prej restoranteve thanë për New York Times se Chung ndiqte të njëjtin model: porosiste ushqim, bënte shumë foto për Instagram dhe më pas, ose refuzonte të paguante, ose kërkonte ta “shlyente” faturën me një postim në rrjetet sociale.

Liad Matatyahu, pronar i restorantit izraelit 12 Chairs Café, tha se bizneset kanë filluar të paralajmërojnë njëri-tjetrin për të shmangur incidente të tjera.
“Restorantet nisin të telefonojnë njëri-tjetrin dhe të thonë: ‘Kjo po ndodh, ia ku e keni foton nëse vjen te ju’”, u shpreh ai.

Tetova News në YouTube:

Llogaria e saj në Instagram është përditësuar për herë të fundit më 23 tetor, me foto nga brasseria me yll Michelin Francie, ku dyshohet se ka ngrënë dy herë pa paguar. Sipas të dhënave të burgut, Pei-Yun Chung pritet të dalë sërish në gjykatë më 26 nëntor./ E.K
Burimi: New York Times