70-vjeçarja, Lyudmila Vyacheslavovna, është e vetmja banore e fshatit Tolokonnikovos në rajonin Pskov të Rusisë perëndimore.
Duke qenë se jeton e vetme, dita e Lyudmila-s nis në katër të mëngjesit dhe është tepër e zënë me prerjen e drurëve, marrjen e ujit, qepjen gatimin dhe çdo gjë tjetër që e mban gjallë.
Duke qenë banorja e vetme e fshatit, e moshuara duhet t’i kryejë të gjitha punët vetë, pavarësisht se çfarë kohe të vitit është.
Jeta e saj e vetmuar është dokumentuar nga fotografja, Olga Kouznetsova, e cila pasi kaloi ca kohë me të, na solli disa copëza nga jeta e 70-vjeçares.
Gjyshja jeton në shtëpinë e familjes 130-vjeçare në Tolokonnikovë në rajonin e Pskov, pranë kufirit rus me Estoninë dhe rreth 280 milje në jug të Shën Petersburg. Vendbanimi më i afërt është tre kilometra larg shtëpisë së saj.
Olga dëgjoi për mënyrën e jetesës të pabesueshme të Lyuska nëpërmjet një shoku të vjetër të shkollës, i cili i tregoi asaj për “zonjën e moshuar që jeton vetëm në një fshat gjatë gjithë vitit”.





- Sulm vdekjeprurës ndaj aeroportit të Riadit: 12 të vrarë dhe 309 të plagosur, Trumpi shqyrton ndërhyrjen ushtarake kundër huthëve
- Tragjedi në Angli: Një burrë hyn në hapësirën e tigrave në kopshtin zoologjik dhe sulmohet për vdekje
- Sot në Pozharan varrosen motër e vëlla që u vranë në Gjilan, familjari me mesazh prekës për nënën që humbi dy fëmijët
- Australi: “Peshkaqeni më shkeli syrin, pastaj ma këputi këmbën” – rrëfimi tronditës i sërfistit që i mbijetoi sulmit
- SHBA: Stuhia «Isaias» shkakton katër viktima: Qindra mijëra njerëz pa energji elektrike














