Ballina Aktualitet Opinione Kjo qeveri do ta paguajë shtrenjtë nepotizmin e bardhë

Kjo qeveri do ta paguajë shtrenjtë nepotizmin e bardhë

Prof.Dr. Izet Zeqiri

Nga kjo qeveri pritëm ,,ndryshim”, që nënkuptojmë ndërrimin e ndonjë gjendjeje, procesi, përmbajtjeje, mënyrës së të punuarit, sjelljeje, procedure që ka mbisunduar gati 10 vite.

Çfarë ndryshimi po shohim me këtë mënyrë të qeverisjes koruptive, asgjë të re, do të thoja një modifikim që është ndryshim sipërfaqësor apo formal pa ia ndryshuar thelbin e mënyrës së qeverisjes nga qeverisja paraprake.

Sinqerisht kam pritur jo ndryshim, por TRANSFORMIM, që është ndryshimi i plotë i karakterit të diçkaje ose të të bërit të politikës, jo vazhdimi i avazit të vjetër të korrupsionit, nepotizmit, kronizmit dhe patronazhës.

Korrupsioni i bardhë i përfshin ato forma të sjelljes korruptive të cilat në disa mjedise këtu te ne nuk kuptohen si jo morale si rezultat i traditës dhe mentalitetit. Këto forma janë: Nepotizmi, kronizmi dhe patronazha (protekcioni).

Nepotizmi është një sëmundje nga e cila lëngon gati çdo institucion shtetëror sepse edhe sot e kësaj dite zyrtarët publik e keqpërdorin pozitën e vetë, autoritetin zyrtar dhe forcën e ndikimit me qëllim në disa vende në administratën publike ose në organet e tjera shtetërore të venë ose të punësojnë njerëz të afërt të familjes.

Forma tjetër e korrupsionit të bardhë është kronizmi dhe patronazha (protekcioni) edhe pse thellësisht dallojnë, këto kanë pika të përbashkëta. Në organet shtetit në këtë situate në vend të punësimit të familjarëve këtu punëson miq, shokët afërt për mbrojtje dhe përkrahje nga ana e ndonjë personaliteti me ndikim.

Këto elemente janë dukuri masovike në të gjitha institucionet si rezultat i mos respektimin të kritereve të meritokracisë.
Të gjitha këto elemente koruptive sot më të shprehura janë në sektorin publik në institucione shtetërore në mes të politikanëve, gjyqësi dhe institucioneve tjera.SIONIN E BARDHË

@tn.lajmelokale
@tetovanews