Ballina Argëtim Kuriozitete Mister: Gjendet një grua duke jetuar vetëm në një tendë, ushqehej prej...

Mister: Gjendet një grua duke jetuar vetëm në një tendë, ushqehej prej 6 muajsh me bar

Një histori e çuditshme ka ndodhur në Utah dhe ka të bëjë me një grua e cila u shpall e zhdukur rreth 6 muaj më pare. Ajo u gjet duke jetuar në një tendë në një kanion të izoluar të shtetit.

47-vjeçarja mbijetoi duke u ushqyer ekskluzivisht me bimësinë e zonës. Edhe e gjetën në momentin, kur droni që po e kërkonte u rrëzua afër çadrës së saj.

Autoritetet besojnë se gruaja u zhduk vullnetarisht dhe mbijetoi duke ngrënë bar dhe bimë dhe duke pirë ujë tek një lumë afër.

Policia ka kërkuar për të që nga nëntori i vitit 2020, kur makina e saj u gjet në një zonë malore. Zyra e shefit të bluve pretendon të ketë mbledhur informacion “që tregon se gruaja mund të jetë duke luftuar me probleme psikologjike”.

“Ne tani besojmë se ajo qëllimisht zgjodhi të qëndrojë në zonë për të gjithë këta muaj pas nëntorit 2020,” përfundoi shefi./abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews