Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →
Roma ka vazhduar me formën e mirë në Serinë A italiane, teksa mbrëmjen e sotme ka mposhtur në një ndeshje të bukur Frosinonen me rezultatin 3-2.
Vendasit e Frosinones ishin të parët që kaluan në avantazh në minutën e pestë me Ciano, por brenda pjesës së parë kryeqytetasit përmbysën rezultatin me golat e Dzekos dhe Pellegrinit. U duk se Roma do të shkonte e qetë drejt tre pikëve, por në minutën e 80-të Pinamonti barazoi rezultatin në 2-2. Në minutën e 95-të ishte një gol tjetër i Dzekos që i dha fitoren përfundimtare 3-2.
Roma ruan vendin e pestë në klasifikim me 44 pikë. Seria A kryesohet nga Juventusi me 66 pikë, 13 më shumë se Napoli i vendit të dytë./Opinion.al
- Inteligjenca artificiale dhe financat personale/A mund t’ia besojnë investitorët paratë e tyre ChatGPT-së?
- Italia në protestë kundër kostos së jetesës dhe riarmatimit: Përplasje në disa qytete, mobilizimi vazhdon edhe sot
- Demonstratat e brezit Z në Gjermani: Shqetësimet e të rinjve nën lupën e fakteve
- Një Kazanova nga Zvicra
- Franca përballë ditës së tretë të protestave: 70 mijë policë në terren, përplasje për itinerarin në Paris





























